Kavajë/Dëmtohen 4 pallate nga tërmeti i fuqishëm

Nga tërrmeti tragjik i 26 nëntorit, në territorin e Bashkisë Kavajë, nuk ka patur evidentime të personave të dëmtuar, nuk ka patur humbje jete dhe të plagosur. Kanë rezultuar me dëmtime një sërë objektesh, kryesisht pallate banimi.

Konkretisht në qytetin e Kavajës evidentohen dëmtime të rëndësishme në dy pallate (ndërtime të vjetra), si dhe dy pallate në Golem (ndërtime të vjetra). Janë konstatuar dhe dëmtime të karakterit më të lehte në rreth 20-objekte të tjera, kryesisht pallate. Janë në fazë verifikimi.

Deri në këto momente nuk ka asnjë referim. Janë mbajtur kontakte të vazhdueshme me shërbimet e Policisë të cilat shoqërojnë specialistët e Bashkisë për evidentimin e shkallës së dëmtimeve, dhe nëse do të konkludohet për raste penale, do të referohen.

SHKARKO APP