Kavajë, Pampuri: Pasiguri totale, shteti nuk godet krimin
Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Kavajën, ku humbi jetën një person që kishte shkuar për të blerë bukë, ka reaguar edhe ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri. ”Krimi i sotëm me një viktimë të pafajshme mund të mos kishte ndodhur, nëse qeveria, ministri i Brendshëm dhe policia nuk do te ishin të përqendruar të godasin kundërshtarët politikë, të bëjnë terror nepër qytete por të parandalonin krimet dhe të vendosnin rregull”.
Postimi i plotë
Shqipëria vendi, ku jeta e një qytetari nuk është e sigurtë as tek dyqani i lagjes. Sa herë në Shqipëri ka ngjarje të renda, perplasje bandash, apo viktima si Ramazani i ndjerë sot në Kavaje, tronditja dhe pasiguria jane ndjesitë më të forta që na përfshijnë.
Bilanci i luftës në Kavajë sot, me 1 viktimë të pafajshme, që po blinte buken e familjes në dyqanin e lagjes dhe me disa të plagosur, është revoltues. Ai provon sa të pasigurtë jemi ne, familjarët tanë, fëmijët tanë, kur qeveria heq dorë nga puna e saj dhe bëhet ortake me krimin për të ruajtur karrigen e paligjshme.
Krimi i sotëm me një viktimë të pafajshme mund të mos kishte ndodhur, nëse qeveria, ministri i brendshëm dhe policia nuk do te ishin të përqendruar të godasin kundërshtarët politikë, të bëjnë terror nepër qytete, por të parandalonin krimet dhe të vendosnin rregull.
Duke u shprehur ngushellime të sinqërta familjareve të Ramazanit të ndjerë, shpreh bindjen se e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten dhe vendin nga kjo pasiguri si në kohë lufte, është të largojmë këtë qeveri.
KOHA JONË SONDAZH

