Kavajë/Shtëpia e të moshuarve në karantinë, infermierja: Situatë normale

Duke respektuar vendimet e qeverisë, institucioni i parë i vetëkarantinuar në Kavajë është Shtëpia e të Moshuarve. Që prej datën 12 mars, 61 të moshuar dhe 6 anëtarë të personelit të shërbimit në këtë institucion janë vetëkarantinuar, si masë paraprake për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Policia ka marrë masa për ndalimin e qarkullimit të mjeteve duke ndëshkuar shkelësit, me masa disiplinore nga gjoba deri në ndalimin e mjetit. Infermjerja Luçie Çela, sqaron kushtet dhe situatën në të cilën ndodhen aktualisht të moshuarit dhe personeli që do të mbajë nën kujdes të veçantë, kategorinë më të riskuar nga COVID-19.

“Aktualisht kemi një situatë normale. Kjo është dita e tretë që ne jemi vetëkarantinuar. Brenda kësaj shtëpie janë 61 të moshuar dhe 6 pjestarë të personelit të cilët e morën me dëshirën e tyre vendimin për të qëndruar këtu. Deri tani tek të moshuarit nuk ka asnjë shenjë të koronavirusit, por ne jemi në gatishmëri për çdo situatë. Momentalisht kemi të magazinuara ushqime dhe medikamentet që të moshuarit i kanë përdorur edhe më parë, për sëmundjet që ata kanë. Gjithçka që mund të na nevojitet gjatë ditëve në vazhdim do të na sillet në momentin që do ta kërkojmë”.

SHKARKO APP