Kavajë/U përdhunua nga 7 të rinj, flet babai i minorenes
Qyteti i Kavajës është tronditur nga një ngjarje shumë e rëndë. Një vajzë minorene është abuzuar nga një grup adoleshentësh, një pjesë e të cilëve janë arrestuar. Ngjarja ka ndodhur dy muaj më parë, ndërsa ndalimi i tyre është bërë ditët e fundit. Në qytetin e Kavajës ishte gazetarja Juli Ristani, e cila na solli versionin e të atit të viktimës, vetëm 13-vjeçare.
”Babai na ka thënë se gjithçka ka nisur pasi vajza e tij hyri në marrëdhënie me një shokun e klasës. Ky i fundit, në pabesi e kishte xhiruar me anë të një shoku tjetër duke kryer marrëdhënie dhe, përmes kësaj videoje, ata e shantazhonin vajzën. Nëse ajo nuk i nënshtrohej marrëdhënies seksuale në grup me shokë të tjerë, ata do t’i publikonin videon për ta turpëruar në sytë e të gjithëve”,-thotë gazetarja e TCH.
Vajza ndodhet aktualisht në gjendje të qëndrueshme psikike, ndërsa i është nënshtruar edhe ekspertizës mjekoligjore, pas së cilës mjekët kanë dalë të tronditur. Babai thotë se tashmë po përgatitet ta largojë vajzën nga Kavaja, për t’i siguruar asaj një jetë më të mirë në një vend të Bashkimit Europian.
KOHA JONË SONDAZH

