Kavajë, vrasin 25-vjeçarin në gjumë pse kishte lidhje me motrën e tyre

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Synej të Kavajës. Sipas burimeve të policisë, viktima është vrarë në vendin e tij të punës si roje, ndërsa ishte duke flejtur. Ai është qëlluar dy herë me pistoletë. Shkak për këtë krim të rëndë mendohet të ketë qenë një lidhje që viktima ka pasur me motrën e Betim Buçit. Kjo është konfirmuar edhe nga ana e vëllait të viktimës, Qazim Kala. Ai thotë se gjithë fshati e dinte lidhjen e të vëllait me motrën e Betim Buçit. Për këtë arsye, ai ishte konfliktuar disa herë me njerëzit e vajzës, duke qenë se ata ishin kundër kësaj lidhje.

SHKARKO APP