Kavajë, vrau kushëririn 14-vjeçar nga pakujdesia, tentoi të fshihej në pyll

Një 14 vjeçar është vrarë me armë gjahu nga kushëriri i tij. Policia e Tiranës njofton se 14 vjeçari me iniciale Sh.Sh., mbeti  i vrarë ditën e djeshme në pyllin e fshatit Gjocaj të Kavajës.

Sipas policisë ai është goditur në kokë me armën e gjahut nga pakujdesia nga kushëriri i tij me iniciale Z.Sh. Ky i fundit është arrestuar nga policia, ndërsa tentonte të fshihej në pyll pas ngjarjes.

SHKARKO APP