KE, 24 vëshgues për zgjedhjet në Shqipëri

Për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, në Shqipëri do të mbërrijnë 24 vëzhgues të Këshillit të Europës. Mision idrejtohet nga zv.Presidenti iKongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale në KE, Steëart Dickson dhe do të qëndrojë në Shqipëri nga datat 18-22 qershor. Delegacioni thekson se kjo është hera e parë që votohet për strukturë të re territoriale. 
Sipas njoftimit zyrtar, delegacioni ka përfaqësues nga 15 vende, pesë prej të cilave nga BE. Në përbërje të tij do të jetë edhe ekspertja e çështjeve elektorale, Christina Binder. Misioni pritet të takohet me kreun e KQZ-së, Lefterije Luzi dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. “Ditën e zgjedhjeve, delegacioni i Kongresit do të ketë 11 skuadra për të vëzhguar votimin në qytetet kryesore, si Tirana, Kukësi, Fieri dhe Shkodra”, thuhet në njoftim. 

SHKARKO APP