“Kë do marrë sot doktori në mision”, Brataj: Mjekët e rinj mezi presin të dalin në terren

Mjeku Skëndër Brataj i cili prej muajsh ka dhënë këshilla për pacientët e prekur nga koronavirusi, sot ka një këshillë për kolegët e tij në këtë betejë. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Brataj shprehet se nuk ka rëndësi se sa të zotët janë por sa këshilla japin dhe sa pacientë ndihmojnë . Ai ndalet edhe tek mjekët e rinj që janë përgatitur nga Qendra Kombëtare e Urgjencave për të përballuar këtë betejë. Ky thotë, ai është modeli dhe mentaliteti që ata po krijojnë duke parë dhe duke vizituar njerëzit nga afër për t’u shërbyer shumë herë më mirë.

“Nuk ka rëndësi sa të zotët jemi ne si profesionist, ka rëndësi sa këshilla japim, sa pacientë ndihmojmë! Por RËNDËSI shumë të madhe ka sa njerëz, sa profesionistë ne përgatisim, RËNDËSI ka sa jemi të aftë tu transmetojmë atyre njohuritë dhe eksperiencën tonë. Rëndësi ka çfarë ne lemë pas, çfarë modeli dhe mentaliteti kemi krijuar!

Nuk është e thënë të bëjmë modele perfekte! Rëndësi ka që ne të fillojmë një model, të provojmë ti krijojmë ato, se dikush do ti çojë më përpara. QKUM e ka nisur këtë model, po e transmeton atë. Këtë model e krijon dhe transmeton duke qenë aty bashkë me ta, duke i mësuar dhe vëzhguar, duke i vënë ti bëjnë manipulimet dhe vlerësimet vet, duke ju dhënë besim dhe duke i vlerësuar për atë që bëjnë. Kur këta djem dhe vajza mezi presin të dalin, kur këta mjek dhe infermier pyesin: me kë do dali sot doktori në mission!

Pra ky është modeli, ky është brezi i tyre, ky është mentaliteti që ata po krijojnë! Kur njerzit i shikon dhe i viziton nga afër i kupton shumë herë më mire, u shërben shumë herë më mirë. Kur ata na vlerësojnë, na inkurajojnë, na falnderojnë, ne jemi njerzit më të lumtur në këtë moment. Unë kam një Falnderim dhe mirënjohje për çdo personel mjeksor dhe mbështetës në këtë epidemi shqiptare dhe pandemi botërore. Këta janë profesionistët që duam. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve na siguron përballjen me sëmundjen, vetëm së bashku do tja dalim! Dr.Skender Brataj”, shkruan mjeku./abcnews.al

SHKARKO APP