KE kërcënon Shqipërinë: Masa të forta nëse nuk ulen azilkërkuesit

 

Numri i madh i azilkërkuesve shqiptarë që shkojnë në vendet europiane kryesisht drejt Gjermanisë ka shqetësuar jo pak Europën.

Komisioni Europian ka thënë se do të merren masa të forta nëse vazhdon kjo tendencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësja e KE-së Natasha Bertaud tha sot se po konsiderohen masat që do të merren ndaj Shqipërisë dhe Kosovës të cilat janë dy vendet me më shumë kërkesa për azil.

Swiss Digital Mobile Reklama

"Komisioni Europian e ka parasysh këtë çështje, në bashkëpunim edhe me FRONTEX. Kemi parë që numri i azilkërkuesve është rritur, veçanërisht në Gjermani. Dhe Komisioni po përgatitet për një mbështetje të fuqishme. Ne do të kontaktojmë me autoritetet shqiptare, sidomos me Kosovën, për të parë se çfarë masash mund të merren. Ne kemi një marrëveshje me Shqipërinë, kur liberalizuam vizat", tha Bertaud.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?