KE: Kriza politike e tejzgjatur, rregulloni marrëdhënien me presidentin

Komisioni Evropian ka veçuar krizën politike në raportin e bërë për Shqipërinë. Në material ku rekomandohet çelja e negociatave, kërkohet kapërcimi i boshllëqeve në institucionet shtetërore. Sa i përket marrëdhënieve me BE, nënvizohet se heqja e vizave nga Shqipëria për shtetet që nuk kanë marrëdhënie të mira me unionin, nuk përputhen me politikat e bashkimit evropian.

Rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga Komisionit Europian erdhi mbi bazën e meritave dhe përparimit të secilit vend. Por raporti i paraqitur në mesditën e së mërkurën përmban rekomandime të shumta sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore.

Në material evidentohet kriza politike nga bojkoti i tej zgjatur i opozitës që ka djegur mandatet, por sipas Komisionit, veprimtaria e Parlamentit ka vazhduar normalisht. Nga ana tjetër Komisionit rekomandon përmirësimin e kontrollit të financimit të partive politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu referuar ngërçit institucional që u krijua midis kryeministrit dhe presidentit për zëvendësimin e ministrave, e sidomos rastit të ministrit të Jashtëm, Komisioni rekomandon tejkalimin e boshllëqeve të krijuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kriza politike ka shkaktuar një kërkesë të lartë për emigrim të shqiptar sipas ekspertëve. Por Raporti evidenton uljen e numrit të kërkesave të pabazuara të azilit. Megjithatë një shqetësim mbetet marrëdhënia e Shqipërisë me vendet partnere dhe jo partnere të unionit. BE-ja ngre si shqetësimin liberalizimin e vizave nga ana e Shqipërisë për vende si Kazakistani, Kuvajti etj. Për shtete për të cilat BE-ja nuk ndan të njëjtin regjim, theksohet se kjo politikë bie në kundërshtim me standardet europiane.

Në lidhje me reformën territoriale, BE-ja kërkon konsolidimin e mëtejshëm të saj dhe thellimin e decentralizimit e garantimin e autonomisë fiskale vendore.

Një nga vlerësimit më pozitive të progres raportit është reforma në drejtësi dhe këtu kërkon vazhdimin e procesit si dhe rekrutimin e magjistratëve të rinj. Gjithashtu për reformën në drejtësi, kërkohet formimi i shpejtë i Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve. Përparim i mëtejshëm kërkohet për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale që burojnë nga veprat penale të korrupsionit.

Shqetësim është mungesa e vend magazinimeve të posaçme për drogat, ndërsa theksohet se Shqipëria vijon të jetë vend burimi dhe transiti për heroinën dhe kokainën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?