”Ke marrë fonde nga buxheti”, Sinaj-Bardhit: E ke ves gënjeshtrën

Në Këshillin për Mandatin, Imunitetin dhe Rregulloren po diskutohet për mandatin e deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj. Deputeti socialist u përplas me kreun e grupit të PD-së, Gazment Gazment Bardhi, pasi ky i fundit e akuzoi se ka grabitur buxhetin e shtetit. Në përgjigje ndaj tij, Sinaj tha se ai bën biznes të ndershëm dhe se akuzat e Bardhit janë gënjeshtra.

Gazment Bardhi: Ti zotëri i ke vënë zjarrin buxhetit, ke marrë lekët dhe i ke futur në xhep. Ky akt duhet të shqetësojë Kuvendin. Ti je hajdut që ke vjedhur buxhetin e shtetit. Ti je individ që në kundërshtim me kushtetutën ke futur duart në buxhetin e shtetit.

Vullnet Sinaj: Unë s’jam i akuzuar. Unë jam ai që akuzoj atë që ka shkatërruar pronën e shtetit. Nuk i ke thënë punës mirëmëngjes një ditë. Nuk mund të toleroj fare. Do e tregojë historia punën tënde. Unë s’kam vjedhur, bëj biznes të ndershëm. S’të lejoj fare ty, se ti ke gëlltitur një luftë çorbë të prishur dhe do vjedhësh tërë jetën do e tregojë historia punën tënde.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazment Bardhi: Nëse deputeti është si drejtues i mbledhjes na thuaj. E mori fjalën pa ia dhënë ju. Zotëria unë i kam dhënë lekë buxhetit për dëmin që kam shkarkuar, ti ke futur duart në buxhetin e shtetit. Na thuaj edhe lejet e ndërtimit që ke marrë në Tiranë. Ata që fusin duart në buxhetin e shtetit, siç je ti, do kesh gishtin gjithmonë të ngritur sepse ke shkelur kushtetutën

Swiss Digital Mobile Reklama

Vullnet Sinaj: S’kam marrë anosje leje ndërtimi e themi publikisht, vetëm leja para se të bëhesha deputet për biznesin. Ti vazhdon të gënjesh, se s’të lë vesi. Je gështenjta dhe shpifës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?