KE marrëveshje për ilaçin Remdesivir, përfiton dhe Shqipëria
Komisioni Europian ka firmosur një kontratë prokurimi të përbashkët me kompaninë farmaceutike Gilead, për furnizimin me 500 mijë doza Remdesivir, një ndër ilaçet më të përdorura për të trajtuar pacientët e sëmurë rëndë me Covid-19.
Kontrata e nënshkruar arrin një vlerë 70 milionë euro që vijnë nga fondi i Instrumentit të Mbështetjes së Emergjencave. Sipas asaj që shpjegon Komisionin, Remdesivir është deri në këto momente i vetmi ilaç i autorizuar nga BE, për trajtimin e personave me Covid-19 që ndodhen nën oksigjen.
Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë të gjithë vendet e BE-së, ata të hapësirë ekonomike europiane, Britania e Madhe dhe vendet që janë kandidate për anëtarësim. KE kishte nënshkruar dhe një tjetër marrëveshje në verë me Gilead për blerjen e 33380 dozave të këtij ilaçi.