KE prezanton sot strategjinë e re të BE për zgjerimin, pritshmëritë për Ballkanin
Komisioni Europian do të prezantojë sot strategjinë e re të Bashkimit Europian për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kjo strategji shihet si një mundësi për të krijuar një marrëdhënie të re mes Brukselit dhe rajonit.
Ekspertë të procesit të integrimit në Shqipëri, e shohin këtë strategji si një rikthim të vëmendjes së rajonit në Europë dhe si një mundësi që nuk duhet humbur për të përparuar me çeljen e negociatave për anëtarësim.
Strategjia e Zgjerimit të Komisionit Europian pritet të parashtrojë rrugën në të cilën do të lëvizë procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në të ardhmen.
Megjithatë, ecuria individuale e gjashtë vendeve të rajonit drejt kësaj rruge do të mësohet vetëm pas publikimit të raporteve respektive për progresin në muajin prill.
Axhenda
Ora 14.30 Pas miratimit të strategjisë së re të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor nga Kolegji në Strasburg, Mogherini dhe Komisionerit Hahn konferencë për mediat
Ora 15.00 Konferencë shtypi e Ambasadores Vlahutin
Ora 16:00 Transmetimi i debatit për strategjinë në seancën plenare të Parlamentit Evropian
KOHA JONË SONDAZH

