KE: Pro tërhiqjes së draftit që kriminalizon shpifjen

 

Komisioni Europian i ka bërë apel qeverisë shqiptare që të tërheqë draftin e shpifjes që e kthen atë në një vepër penale.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Koçijançiç, ka deklaruar se zyrtarët e lartë duhet të jenë të hapur ndaj monitorimit publik dhe kritikave të gjera të qytetarëve të thjeshtë.

“Ne i kemi parë me shqetësim propozimet për ndryshime në Kodin Penal që synojnë rikthimin e dënimit të shpifjes si vepër penale në rastet e shpifjes për zyrtarë të lartë dhe zyrtarëve të zgjedhur. Në këndvështrimin tonë, përfaqësuesit e lartë duhet të jenë të hapur ndaj monitorimit publik dhe kritikave të gjera të qytetarëve të thjeshtë. Kjo është e vendosur qartë nga Jurisprudenca e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut të Strasburgut. Në këtë kontekst, ne mirëpresim tërheqjen e këtyre amendamenteve”, tha Koçijançiç

SHKARKO APP