Kë shqetësoi dhe përse shkaktoi furtunë reagimesh deklarata e Vasilit?

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, iu përgjigj në kohë reale dhe pozitivisht interesit publik, teksa shprehu shqetësimin për vendosjen e taksës 10 euro (vajtje-ardhje) për përshkrimin e tunelit të Kalimashit.

Reagimi i Vasilit të LSI-së shkoi përtej deklaratës formale dhe të thatë publike, kur u bëri thirrjen e fortë qytetarëve që ta refuzojnë pagesën e kësaj takse.

Reagimi në “Facebook” i Vasilit i parapriu dhe deklarimeve të tjera të opozitës, por edhe qindra dhe mijëra qytetarëve që shprehnin me të drejtë revoltën për aplikimin e një takse, goxha të konsiderueshme për xhepat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagime të shumta pati dhe nga Politika kosovare dhe shoqata biznesi etj. Por zyra kryeministrore e propogandës së drejtuar nga i besuari i Ramës, Endri Fuga u kujdes që të merrej vetëm e vetëm me Petrit Vasilin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së pari ushtria e komentuesve anonime, por me emër dhe mbiemër në borderonë e Kryeministrisë, pasi morën udhëzimet, u sulën me sharje dhe mallkime me komentet e tyre në “Facebook”, teksa argumenti i tyre ishte që edhe Shqipëria duhet të kishte rrugë me pagesë dhe Pay-tolle njësoj si jashtë shtetit, si në Gjermani, Itali e Greqi. Po teksa rilindsave mund tju pëlqejë kjo lloj ngjashmërie, ata harrojnë që qytetarët shqiptarë nuk kanë të njëjtën ngjashmëri me pagat 3000 euro e lart në muaj si qytetarët italianë e gjermanë, dhe pagesa 10 euro për një rrugë është vetëvrasëse për xhepat e tyre, të cilat kanë filluar të rripen nga taksa e ujit dhe taksa e banesës.

Së dyti, zyra kryeministrore e propogandës u kujdes të hidhte në media një dokument, ku midis shumë firmave për këtë kontaratë koncensionare ishte dhe firma e ish-ministrit të Transporteve të LSI-së, Sokol Dervishaj. Megjithatë, zyra kryeministrore e propogandës harron të theksojë se vendimet për këto lloj kontratash koncensionare i merr vetëm kryeministri dhe Këshilli i Ministrave. Dhe Petrit Vasili nuk ka qenë pjesë e këtij keshilli ministrash në kohën kur është miratuar dhe firmosur kjo kontratë koncensionare. Nga ana tjetër, është e vërtetë që LSI-ja ka qenë pjesë e qeverisë në këtë periudhë, por po në këtë periudhë LSI-ja, pikërisht me

Petrit Vasilin që reagoi sot, depozitoi atëherë në parlament një projektligj kundër koncensioneve, ku sigurisht kundërshtohej dhe kontrata koncensionare, që nga sot do të rëndojë kostot e jetesës së shqiptarëve. Projekligji i depozituar nga LSI-ja edhe sot e kësaj dite nuk është shqyrtuar nga maxhoranca që mesa duket do ta përfundojë mandatin e saj me një bilanc të tmerrshëm inflacioni taksash në kurriz të shqiptarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?