KE-Shqipërisë: Mos diskriminoni romët dhe shtresat LGBT!

Shqipëria duhet urgjentisht të sigurojë viktimat e diskriminimit. Ky grup duhet mbrojtur nga sistemi i drejtësisë nëpërmjet një mekanizmi të ndihmës ligjore dhe efektive, të mirë-financuar, dhe duhet të sigurohet që të gjitha dëbimet e romëve dhe të tjerëve, në qoftë se këtyre personave u gjendet një strehim alternativ. Këto janë dy nga rekomandimet e raportit mbi Shqipërinë, kundër racizmit dhe intolerancës së Këshillit të Evropës. "Në Shqipëri ka probleme të mirëkuptimit mes grupeve të ndryshme të popullsisë, dhe mbi këtë çështje mbeten ende probleme për t’u zgjidhur, siç është përdorimi i gjuhës së urrejtjes nga ana e politikanëve dhe rezultatet e pamjaftueshme të arritura në drejtim të integrimit të romëve, “- deklaron Christian Ahlund, Kryetar i Konsorciumi Ndërkombëtar i Asistencës Ligjore. Raporti gjithashtu pranoi edhe disa përparime të bëra deri tani. Vendi ynë ndër të tjera ka bërë përparim në drejtim të mbrojtjes së LGBT përmes një reforme të Kodit Penal i cili siguron mbrojtje më të madhe të këtij grupi të qytetarëve.

SHKARKO APP