Kë@cënoi me jetë një të ri në rrjetet sociale për t’i marrë para, arrestohet një 39-vjeçar në Korçë

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar në Korçë, pasi ka kërcënuar një person përmes rrjeteve sociale.

Uniformat blu bëjnë me dije se 39-vjeçari K.A dyshohet se nëpërmjet komunikimeve në rrjete sociale, ka kanosur për jetën një 37-vjeçar, për t’i marrë një shumë parash.

Ai akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

“Si rezultat i bashkëpunimit mes strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të DVP Tiranë, kapet në qytetin e Tiranës dhe vihet në pranga një 39-vjeçar i akuzuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

K. A., 39 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi dyshohet se nëpërmjet komunikimeve në rrjete sociale, ka kanosur për jetën, një shtetas 37 vjeç, nëse ai nuk do t’i jepte një shumë parash”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

SHKARKO APP