KED mblidhet më 5 tetor, në rend dite vakancat e Gjykatës Kushtetuese
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet në datë 5 tetor në orën 13:00.
Në një njoftim për media, Gjykata e Lartë bën me dije se do të jepet informacion në lidhje me funksionimin efikas të KED-së.
Po ashtu në rend dite do të shqyrtohet edhe kandidatura për vakancën e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese e shpallur nga presidenti Meta gati një vit më parë.
“Ditën e hënë, datë 05.10.2020, ora 13.00, thirret mbledhja e radhës e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:
1. Informacion në lidhje me funksionimin efikas dhe efektiv të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019: Sergjio Mazreku. Sinan Tafaj. Sonila Bejtja. Shaqir Hasanaj. Zhaklina Peto.
3. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.” – thuhet në njoftim.