Kejdi Mehmetaj: Edhe 51 ditë e ndajnë Shqipërinë nga çlirimi i kthetrave të arrogancës e kërcënimeve rilindase
Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, thotë se Rilindja kërcënon qytetarët e Fierit për të marrë pjesë me detyrim në takimet elektorale të PS.
Në një postim në Facebook, Mehmetaj shkruan se “Dëshpërimi i Sektit Rilindje duket se ka arritur kulmin, aq sa pa ndjerë kurrëfarë detyrimi ndaj të vërtetës, dalin e gënjejnë publikisht për “gjoja” të larguar nga LSI”.
Më tej, Kejdi Mehmetaj shton se “Askush nga Rilindasit e vjetër apo të rinj të mos shqetësohet, ne po mbajmë shënim çdo gjë, kontratat e jashtëligjshme tremujore, kërcënimet për largime nga vendet e punës, kërcënime me heqje asistence, kërcënime me tatime e AKU. Për të gjitha këto përgjigjen do e merrni në 25 Prill nga vota e qytetarëve fierak. Edhe 51 ditë e ndajnë Fierin nga çlirimi i kthetrave të arrogancës e kërcënimeve rilindase.”
Postimi i Kejdi Mehmetajt në Facebook:
Dëshpërimi i Sektit Rilindje duket se ka arritur kulmin, aq sa pa ndjerë kurrëfarë detyrimi ndaj të vërtetës, dalin e gënjejnë publikisht për “gjoja” të larguar nga LSI.
Në takimin e zhvilluar nga PS në Cakran nuk ka patur anëtar të LSI, përkundrazi, në takim janë thërritur me detyrim e nën presion punonjës të OSHE dhe punonjës të kompanive private të klientëve drejtora të Rilindjes. Është fatkeqësi e madhe që lavdia e Partisë Socialiste në Cakran e gjithë Fierin degradon deri në këtë pikë e kërkon vota duke kërcënuar qytetarët. Askush nga Rilindasit e vjetër apo të rinj të mos shqetësohet, ne po mbajmë shënim çdo gjë, kontratat e jashtëligjshme tremujore, kërcënimet për largime nga vendet e punës, kërcënime me heqje asistence, kërcënime me tatime e AKU. Për të gjitha këto përgjigjen do e merrni në 25 Prill nga vota e qytetarëve fierak. Edhe 51 ditë e ndajnë Fierin nga çlirimi i kthetrave të arrogancës e kërcënimeve rilindase.