Kejdi Mehmetaj: Edi Rama nuk do jetë më kryeministër, e them me siguri të plotë!
Ka startuar sot sezoni i ri televiziv në RTV Ora dhe Ora News, mes tyre edhe emisioni “Kafsho” nga Chef Titi dhe Ronaldo Sharka.
Ajo që ka hapur këtë sezon të ri në “Kafsho” ka qenë ish-deputetja dhe nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj.
Biseda logjikisht mes moderatorit të emisionit, Ronaldo Sharka dhe Kejdi Mehmetaj ka nisur me aktualitetin politik, si dhe për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, atë të 25 prillit vitin tjetër.
Sharka shtroi pyetjen se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, nëse Kejdi ka një hamendësim, pyetje së cilës Kejdi u përgjigj me siguri të plotë për faktin se Rama dhe “Rilindja” nuk do jenë më në qeverisje:
“Kush do t’i fitojë zgjedhjet nuk di të them, por ajo që mund ta them me siguri të plotë, 100%, është se Rama nuk do vazhdojë të jetë më kryeministër i shqiptarëve dhe rilindja nuk do të jetë më në qeverisje, dhe për këtë nuk ka nevojë që as ne si opozitë të bëjmë ndonjë punë të madhe, sepse ato e kanë shtruar punën në këtë mënyrë”, është shprehur Kejdi Mehmetaj duke shtuar se populli është shumë i zhgënjyer, dhe se ato që bënin dikur fushatë me Ramën, sot janë kritikët e tij më të mëdhenj, kritikë që një orë më parë duhet të iki , u shpreh Kejdi.