Këlcyrë, tentoi të vjedhë arkën e kishës, pranga 43-vjeçarit

Një 43-vjeçar i cili tentoi të vjedhë kishën e Shënkollit në Këlcyrë është arrestuar nga policia.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasi- Bujar Kalemi, 43 vjeç, banues në Zhapokikë, Memaliaj. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të vjedhë lekët në arkën e kishës së “Shënkollit” Këlcyrë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?