Këlcyrë/Zv.ministri grek në varrezat e ushtarëve grekë
Festa Kombëtare e Greqisë po përkujtohet sot me një ceremoni përkujtimore. Fillimisht në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë dhe më pas u zhvendosën në Bularat. Të pranishëm në ceremoni është ambasadorja greke Sofia Pilpopullo dhe Zv.ministri i Jashtëm grek, Andonis Dhiamataris. Policia ka ndaluar familjarët e të ndjerit Kostandin Kacifas në aktivitet. Rreth 200 shtetas grek janë të pranishëm në manastirin e Këlcyrës dhe policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e ceremonisë. Në varrezat e Këlcurës prehen eshtrat e 650 ushtarëve grekë.