Këlliçi: Alibeaj bën takim me 3 persona dhe e quan mbledhje të Kryesisë të PD-së
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, njëherësh edhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, ka komentuar draftin e Enkelejd Alibeaj për presidentin e ri. Për të ky draft fakton farsën, siç e quajti ai, të Edi Ramës për kapjen e këtij institucioni.
Po ashtu ai e quan të turpshme faktin që sipas tij, Enkelejd Alibeaj bën mbledhje me 3 persona dhe e quan mbledhje të Kryesisë.
“Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të negociuar në emër të PD. Ai është shkarkuar nga Kuvendi i datës 30 prill. Të bësh mbledhje me 3 persona e ta quash mbledhje të kryesisë është e turpshme. Drafti i Alibeajt fakton legjitimimin e farsës së Ramës për kapjen edhe të institucionit të presidentit. Në pikën një shkruhet se kandidatët për president nuk duhet të kenë eksperiencë politike në 5 vitet e fundit dhe duhet të vijnë nga rrjeti i shoqatave jo fitimprurëse. Ky është një propozim që i shkon përshtat kryeministrit”.