Këlliçi apo Alimehmeti për Tiranën? Berisha: Do ketë tjetër përballje

Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për kandidaturat opozitare për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Deri më tani dy janë emrat, Belind Këlliçi dhe mjeku Ilir Alimehmeti. Berisha tha se mbështet kandidimin e secilit që plotëson kushtet dhe se do mbështesë kandidatin që do dalë nga primaret.

”Unë mbështes kandidimin e secilit politikan që plotëson kushtet dhe kriteret. Secili anëtar të shoqërisë civile, por për qytetar të parë të Tiranës unë do mbështes kandidatin që do dalë nga primaret. Ilir Alimehmeti është një mjek intelektual me reputacion që meriton plotësisht të kandidojë dhe nuk mund të bëhet një krahasim midis Alimehmetit dhe Erion zdromsit. Nuk mund t’i krahasosh”.

Sulo: Dhe Halim Kosova i nderuar është?

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha: Mori 27 mijë vota mbi partinë. Kishte një seri rrethanash. Ishte në kushtet kur qeveria mobilizoi gjithçka në favor. Tani do ketë tjetër përballje. Ne këtu qëndrojmë. Ka qenë i fuqishëm Edi Rama kur e nxorëm, kurse këtë do e nxjerrim, nuk ka të ardhme. Është një hajdut që e ka vendin në qeli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me atë që ka bërë me djegësat e Tiranës është absolutisht një hajdut. Do e nxjerrim me votën e qytetarëve. Nuk jemi të përçarë. Sot jemi të bashkuar njëlloj si në 2011. Madje tani do bashkohemi me forca të tjera politike dhe ju do i shihni në ditët në vazhdim marrëveshjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?