Këlliçi: Basha mbrohet nga Rama, s’bën takime pa prezencën e policisë. Jam kundër aksionit me vezë

Deputeti demokrat Belind Këlliçi thotë se është për të ardhur keq për veprimet që po bën Lulzim Basha, ndërsa shtoi se ky i fundit po planifikon të përjashtojë edhe 220 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Për të PD po ringrihet, ndërsa shtoi se më 22 mars do të hapet gara për kryetar të PD.

”Do ringrihemi përmes një procesi model, përmes riorganizmit që ne kemi nisur. Më 22 Mars ne do të kemi mundësinë që të hapim garën për kryetar të PD-së. Unë jam kundër mentalitetit përjashtues dhe kundër humbjes së çdo demokrati. Basha të vijë të garoj dhe kushdo që do të qëndroj në PD është demorkat do të qëndroj me fituesin legjitim. Ata që nuk bien dakord me lidershipin nuk do të përjashtohen nga partia”.

Sakaq i pyetur nëse do ta rrëzojnë Bashën duke i gjuajtur me vezë, Këlliçi shprehet se nuk është dakord me veprimet që janë bërë ditën e sotme, ndërsa shtoi se qëllimi i tyre nuk është për të sulmuar Bashën.

”Nuk jam dakord me aksionin e vezëve. Sot kanë qenë dy momentet më të ulta të Lulzim Bashës, e para ishin fjalët e Arbër Kojës i cili i kërkonte Bashës vëmendjen për t’i thënë se mendimin e tij duke i thënë se unë kam bërë burg për ty, dhe skenë më të turpshme si ajo që ndodhi pasdite me Fatmir Merkoçin që është student i 8 dhjetorit, i Lëvizjes Studentore, është një nga firmëtarët e PD, pas 32 vitesh të mos e lejosh të marrë pjesë me demokratë për të thënë mendimin e tij, kjo do të thotë se ku ka përfunduar gjendja politike e fraksionit të Bashës”,-tha në ”Ora News”.

SHKARKO APP