Këlliçi: Bizneset në Astir janë fundosur plotësisht
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi u ndal këtë të mërkurë në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas tij, bizneset e kësaj zone janë fundosur plotësisht për shkak të projektit të Unazës së Re.
Duke shtuar se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga qeveria, Këlliçi deklaroi se edhe 53 ditë kanë ngelur, për t’i dhënë fund kësaj situate.
”Shumica e bizneseve në zonën e njohur si “Astiri” janë fundosur plotësisht. Asnjë kompensim për prishjen e tyre nga projekti “1 kilometër rrugë 24 milionë euro” i Unazës së Re. Banorët ngrenë pretendimin se po vidhen pronat! Edhe këtu me legalizimet po i ndajnë qytetarët në “miq” e “armiq”. Koha të bashkojmë njerëzit. Ne jemi me qytetarët, ata me Ndranghetën! Edhe 53 ditë. Shqipëria fiton”, u shpreh Belind Këlliçi në facebook.