Këlliçi debat me deputetin e PS-së, ironia për Ramën: Nuk dini kur mblidhen strukturat

Pjesë në primaret e PD-së, për të qenë ai kandidati për të qenë kryetar Bashkie i Tiranës, Belind Këlliçi ka debatuar këtë mbrëmje me deputetin e PS-së, Arben Pëllumbi për zgjedhjet lokale.

Politikani demokrat komentoi dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme, i cili tha se ”Erion Veliaj do të shpartallojë pjellët e pseudo-primareve”. I ftuar në emisionin “Rinon” në Euronews Albania, Këlliçi ironizoi duke thënë se PS-ja nuk di se kur mblidhet struktura, deklaratë të cilës iu përgjigj dhe Pëllumbi.

Pjesë nga debati

Pëllumbi: Unë do mbështesë këdo kandidat për Bashkinë e Tiranës, por ne jemi duke punuar me në krye Erion Veliajn. Do mblidhen strukturat për ta zyrtarizuar.

Këlliçi: Rama në daljen e tij tha se Erion Veliaj do të shpartallojë çdo pjesë të dalë nga primaret. Ne që bëjmë primaret dhe që u japin mundësi anëtarëve që të zgjedhin vetë jemi pjellë e një pseuodo procesi dhe këta që nuk dinë se kur mblidhen strukturat dhe a e kanë apo nuk e kanë Erion Veliajn kryetar e quajnë arritje.

Pëllumbi: E dimë shumë mirë kur mblidhen strukturat tona. Struktura mblidhet sipas kodit zgjedhor për të shpallur zyrtarisht kandidaturat.

Këlliçi: E shpalli Rama dje, ti e di shumë mirë se në PS nuk bëhen zgjedhje brenda partisë.

SHKARKO APP