Këlliçi me studentët e “McCain Institute”: Shqipëria ka nevojë për një model dhe lidership tjetër për të rinjtë
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka qenë i ftuari i “McCain Institute NGL Albania” për një bashkëbisedim me studentët e këtij program.
Sipas Këlliçit, tani më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për një model dhe lidership ndryshe për të rinjtë.
“Faleminderit McCain Institute NGL Albania, per mundesine fantastike te krijimit te nje hapesire diskutimi te sinqerte dhe pa doreza me studentet e ketij programi. Shqiperia tashme ka nevoje me shume se kurre per nje model ndryshe, per nje lidership ndryshe, per te rinjte e saj me te mire.
Modelet e frymezimit dhe suksesit jane te shumte, por personaliteti, kurajo dhe atdhedashuria e Senatorit legjendar Republikan John McCain, mbeten dhe sot shembulli me i mire i politikanit qe karrieren dhe jeten e tij, ja dedikon vendit e qytetareve.
Moduli i trajnimit “Lidershipi ne Politike” ishte nje eksperience e paharrueshme, shume sfiduese dhe uroj qe Instituti McCain ne Tirane, ta ktheje ne tradite te perhershme kete format debate”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.