Këlliçi: Mirënjohës Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe CDU

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, ka shprehur mirënjohjen e tij për Fondacion gjerman “Konrad Adenauer” dhe CDU-në, që e kanë mbështetur këto vite, rininë e PD-së.

“Krenar për bashkëpunimin e ngushtë me Fondacionin “Konrad Adenauer”, – shprehet Këlliçi, –  si partnerin kryesor të FRPD-së në këto 3 vite. Sëbashku me KAS kemi patur mundësinë të organizojmë me qindra takime, trajnime e bashkëbisedime me të rinj në të gjithë vendin dhe kemi themeluar “Akademinë Politike”, si një institucion dhe shkollë e formimit politik të brezave të ardhshëm demokratë.

Në kuadër të festimit të 10- vjetorit të themelimit të këtij fondacioni në Shqipëri, Presidenti i KAS, Prof. Dr. Norbert Lammert u nderua me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falenderime e mirënjohje pafund për ndihmën e pakursyer që CDU na ka dhënë përmes Fondacionit “Konrad Adenauer” në këto vite.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?