Këlliçi: Në 14 Maj fitorja e sigurtë

Kandidati i opozitës për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi, zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim me banorët e fshatit Zallherr të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi u shpreh se në 14 Maj fitorja e demokratëve është e sigurtë.

Sipas tij “qytetarët po numërojnë ditët dhe kanë mllef ndaj drejtuesit aktual të Bashkisë Tiranë. Erion Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Njerëzit po numërojnë ditët. Po numërojnë ditët. Është larg 14 Maji. Njerëzve u ka ardhur shpirti në majë të hundës, unë kam 1 muaj e gjysëm që jam 8 orë në ditë në ecje në qytet, në lagje, kudo. Njerëzit po shpërthejnë. Gjysmat e materialeve filmike nuk i nxjerr dot prej mllefit, dufit dhe sharjeve që njerëzit kanë për Erjon Velinë. Se i ka vjedh, i ka varfëru dhe i ka poshtëru. Dhe atë që i ka bërë është dëmi më i madh për brezin e ri”, u shpreh Këlliçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë bashkëbisedimit, banorët e Zallherrit nga ana e tyre ngritën shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm dhe të rrugëve.

“Ujë të pijshëm, normalisht aty e kemi problemin, ujin për vaditje ne as nuk e diskutojmë fare” tha një nga banorët e zonës në takim. “Këto kanë shtruar rrugët deri te shtëpiat e tërmetit” rrëfeu një tjetër.

“Ne kemi ndejt 1 muaj e gjysëm pa ujë të pijshëm dhe paguajmë lekë, pa ujë të pijshëm e dinë të gjithë”, u ankua një tjetër i pranishëm në takim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?