Këlliçi: Në çdo lagje të Tiranës, nevoja për ndryshim bashkohet me 5 prioritetet

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi vijon takimet me qytetarët, të cilët i njeh me programin për drejtimin e Tiranës në katër vitet e ardhshme.

Teksa u ndal në zonën e “Pazarit të Ri”, Belind Këlliçi degjoi problemet që shqetësojnë kryesisht biznesin e vogël në kryeqytet. Tregtarë të ndryshëm që zhvillojnë aktivitetin e tyre në “Pazarin e Ri”, u ankuan për vështirësitë që po hasin, duke akuzuar bashkinë e Tiranës se ua ka shtuar hallet.

“Vështirësitë na e kanë bërë të papërballueshme këtë lloj pune. E para transporti nga mëngjesi e në darkë, malli që shikon këtu, do e çojmë të gjithë në krah. Kemi punën e parkingut, që nuk kanë klientët ku të lënë makinën. Detyrimisht ose do tua çojmë ne ose do na ikin fare. Kam 29 vjet që punojë këtu, kështu nuk na ka bërë vaki. Ne të lodhur jemi, e pak na kanë lodhur. Tezgat të bëhen të mbyllura siç kanë qenë. Korentin, kam punuar 10 vjet për korentin, ne nuk kemi një prizë të karikojmë peshoren. E marrim e shkojmë nëpër lokale. Këto tezgat këtu, i mbushet mendja një ditë, dy ditë, do të bëjë festival, unë rri pa punë. Kam dalë e kam ndenjur në rrugë, në rrugë s`të lë, shko në shtëpi”-u shprehën tregtarët.

SHKARKO APP