Këlliçi para dyerve të blinduara të Kryeministrisë: Ejani në shesh për të drejtën tuaj
Deputetët e PD-së, Belind Këliçi dhe Tomorr Alizoti, kanë qenë ndër të parët që kanë shkuar në sheshin përpara Kryeministrisë, ku qytetarët shqiptarë do të shprehin revoltën ndaj keqqeverisjes së vendit, varfërisë dhe korrupsionit që ka arritur nivelet më të larta.
“Bashkë me Tom Alizotin ju bëjmë thirrje të dilni në protestë. Secili prej jush ka arsyet e veta për të protestuar.
Prandaj bëhuni dy, tre, një familje, një grup shoqëror, një kolektiv pune, dhe zbrisni në shesh për të kërkuar të drejtën tuaj. Bëhuni zë për veten dhe vendin tuaj!” është mesazhi që i ka drejtuar ai çdo qytetari.