Këlliçi për akuzën ndaj Berishës: Mesazh për të thënë se PD e ka të pamundur të vijë në pushtet

Drejtuesi politik i Tiranës, ish-deputeti Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj SPAK, pasi kjo e fundit i komunikoi akuzën Sali Berishës në lidhje me procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Këlliçi nënvizon se me komunikimin e kësaj akuze u dha mes të tjerash dhe një mesazh se PD e ka të pamundur të vijë në pushtet. ”Ky standard aplikohet mbi një ish-kryeministër, liderin e opozitës. Të mbash të izoluar për 254 ditë kreun e opozitës është kurajo e madhe. Pritej kjo manovër para zgjedhjeve. U bë për të turbulluar opinionin për të dhënë një mesazh se PD e ka të pamundur në këto kushte. Por ne jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund nevojës së shqiptarëve për ndryshim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?