Këlliçi prezanton planin për reduktimin e disa taksave: Ulim detyrimet, do zbusim koston sociale
Përgjysmim dhe deri heqje të disa taksave, ka premtuar kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, para banorëve të Kombinatit. Në programin, me të cilin ai kërkon votën në zgjedhjet e 14 Majit, parashikohet zbutje e kostos së jetesës, ku spikat transporti publik falas.
“Ne jemi pensionist pa pension, jemi në punë pa lekë. Bëje 20-30 mijë Lekë xhiro gjithë ditën. Unë pensionist, paguaj taksë shkolle. Ja duke ndenjur, kjo dyqanin andej, unë këtej. Ajo rri kot atje unë rri kot këtu. Me listë, të marrësh bukën me listë. I kam aty, t’i nxjerr vetëm mos i bëj publike. Punohet me listë. Taksa këtej, taksën e arsimit unë e kam këtu, të gjithë e kanë 80 mijë Lekë mua ma bëjnë 180 mijë lekë”-u shprehën disa biznese.
Para biznesmenëve të zonës, konfirmoi angazhimin për të hequr apo reduktuar një numër taksash dhe tarifash vendore, të cilat do të ndikojnë drejpërdrejtë tek ata.
“Të jap programin për taksat dhe tarifat, që do t’i heqim dhe do t’i ulim, që të fitoni më shumë lekë. Te taksa e arsimit që ka marrë 42 milionë Euro dhe akoma nuk ka bërë një shkollë këtu tek Unaza e Re për 70 mijë banorë. Pastrim gjelbërimin e paguani, atë do e përgjysmoj. Hapësirë publike ju s’keni, edhe taksën e arsimit do e heq”,-tha Këlliçi gjatë takimit me bizneset.