Këlliçi: Qeveria shqiptare po tenton të shantazhojë diasporën
Drejtuesi politik për Tiranën, Belind Këlliçi pas kthimit nga Amerika, thotë se ka një tentativë të qeverisë shqiptare për të shantazhuar diasporën përmes vendeve stë punës së të afërmve të tyre në Shqipëri, për t’u marrë votën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këlliçi theksoi se 90% e shqiptarëve që ka takuar në SHBA, ka të paktën një familjar në Shqipëri që i dërgon para, pasi e kanë të pamundur të përballojnë jetesën për shkak të talljeve që qeveria u bën pensionistëve dhe jo vetëm.
Deklarata e plotë e Këlliçit:
Pjesa më e madhe, 90 % të atyre që kam komunikuar kanë familjarë në Shqipëri. Janë këta individë që mbajnë familjetr e tyre, dërgojnë para çdo muaj për shkak të pensioneve qesharake të qeverisë dhe talljeve që Rama u bën pensionistëve. Ata janë të detyruar të mbajnë familjarët e tyre në Shqipëri. Atyre u intereson se çfarë bëhet me korrupsionin në Shqipëri. Kam takuar me qindra në Miçigan, që kanë dëgjuar për aferat e 5D të Veliajt dhe thonë se çfarë bvën SPAK që nuk heton. Qytetarët janë më të lirë në amerikë e vendet e tjra për të thënë të vërtetën. PD duke i bërë gati denoncimet, afërat korruptive ia ka çuar të gatshme prokurorëve të SPAK,dhe i ka ndihmuar për të hetuar aferat korruptive.
Takimi me Trump s’është takim vetëm i Belind Këlliçit, s’ëhstë personal. E kam takuar si përfaqësues zyrtar të PD, partisë simotër Republikane. Kongresmenët kanë informacion për Shqipërinë dhe kapjen e sistemit të drejtësisë, si dhe përdorimin e saj si armë kundër kundërshtarit politik. Një fotokopje e kësaj në miniaturë, ndodh në Shqipëri dhe e kanë fare të qartë për ta kuptyuar se njëjtë ndodh edhe në Shqipëri. Preferoj që komunikim ta mbaj konfidencial. Sa do që Rmaa të bombardojë median e paguar në Shqipëri, janë mediat më të mëdha botërore e amerikane, që kanë shkruar për krimin e narkoshtetit në Evropë, Shqipërinë.
Këta i lexojnë jo vetëm politikanët jashtë vendit por edhe agjencitë ligjzbatuese. E dinë që në Shqipëri ka një kryeministër që udhëton me charter privat, e dinë korrupsionin dhe që Shqipëria është kthyer transit për drogëra të forta. E dinë që ministrant e brendshëm merren me trafk droge, sic është Fatrmir Xhafaj me të vëllain. E thonë të gjithë në diasporë, ka një tentaivë të qeverisë shqiptare për të intimiduar familjarët e diasporës me vendet e punës nëse nuk japin votën. Janë një target grup që s’i shnatazhon dot, kanë futur në lojë për të luajtur me bukën e gojës të atryre që janë të punësuar në Shqipëri.
Duhen bërë publike aferat dhe u duhet treguar se çfarë po ndodh në Shqipëri. Ne kemi një detyrë shumë të madhe në ndërgjegjësim. Protesta e radhës do të jetë jashtë vendit, në një nga institucionet më të rendësishme në BE. Ku do shkojë Grupi Parlamentar i PD për të ndërgjegjësuar se ku ndodhet demokracia në raport me ligjshmërinë në Shqipëri. Burgosjen e Berishës dhe Salianiit, burgosjen e Belerit, dhe për goditjen e çdo opozitari që denoncon korrupsionin në Shqipëri. Dhe më pas aksionmin në rrugë e sheshe, për të vijuar me mosbindje civile. 7 tetori, sipari i nmosbindjes civile.