Këlliçi-Ramës: As fotot që kishe zgjedhur e as fjalori i rrugës nuk të bëjnë dot burrë

Kreu i FRPD-së njëherësh edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, Belind Këlliçi, thotë se çdo foto që kishte zgjedhur e as fjalori i rrugës nuk e bëjnë dot burrë kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në facebook, ai ka komentuar gjuhën e Ramës sot kur po ”prezantonte” kandidatët e PS, por që sulmoi dhe bullizoi kandidatët e PD dhe LSI-së. ”Kultura e Bullizmit në fushatën e Ramës sot ka qenë e turpshme. Sjellje të tilla dënohen në të gjithë botën dhe nuk janë pjesë e ligjërimit publik. Por mesa duket ky je ti dhe kaq di të bësh. Ke marrë fund”,-shkruan më tej Këlliçi.

Postimi i plotë

Fjalët e Edi Ramës sot janë një turp i madh për politikëbërjen në Shqipëri dhe imazhin e vendit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E papranueshme që kryeministri të degradojë në gjuhë urrejtjeje dhe poshtërimi, me etiketime seksiste kundër zonjave kundërshtare politike të tij. E gjitha kjo vetëm dy ditë pas 8 marsit.

Swiss Digital Mobile Reklama

As fotot që kishe zgjedhur e as fjalori i rrugës nuk të bëjnë dot burrë, e më i trishtueshëm është fakti që sjellje të tillë e bëje përpara grave.

Kultura e Bullizmit në fushatën e Ramës sot ka qenë e turpshme. Sjellje të tilla dënohen në të gjithë botën dhe nuk janë pjesë e ligjërimit publik. Por mesa duket ky je ti dhe kaq di të bësh. Ke marrë fund.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?