Këlliçi: Të arrestohet Rama, vetëm kështu nuk do të ketë më krime

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, kërkon që kryeministri Edi Rama të arrestohet në mënyrë që krimi të mos jetë i lirë dhe në pushtet. Reagimi i tij vjen pas lirimit të një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në berat, Lulzim Cakës, i cili u la i lirë 4 muaj e 22 ditë përpara se të përfundonte dënimi.

“Një tjetër ‘i tmerrshëm’ u lirua dje nga qeveria e Edi Ramës. Sot, për të mbuluar gjurmët e urdhëruesit te vërtetë të këtij lirimi, bëjnë sikur arrestojnë një drejtor burgu, i cili nesër do të lihet i lirë. Prokuroria duhet të hetojë menjëherë kush është urdhëruesi i këtij vendimi dhe fijet lidhen në të njëjtin vend, si me çdo kriminel tjetër, tek Edi Rama.

Me Edi Ramën krimi është i plotfuqishëm në këtë vend. Ai është në parlament, është në qeveri, është në biznes, është rrugëve duke bere ligjin. Arrestimi i Edi Ramës është çlirimi përfundimtar nga krimi për Shqipërinë.”, shkroi Këlliçi në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?