Këlliçi thirrje rinisë: Votoni masivisht! Shqipëria na kërkon të jemi këtu, të mos dorëzohemi…
Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi i ka bërë thirrje rinisë shqiptare, të dalin masivisht në zgjedhjet e 25 prillit.
‘Ju bëj thirrje vëllazërore, si një prej jush, të votoni masivisht më 25 prill, për t’i dhënë motiv vetes dhe moshatarëve tuaj të mos largohen nga Shqipëria’, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postimi i plotë i Belind Këlliçi:
Rini e Shqipërisë!
Vota nuk është vetëm e drejta juaj kushtetuese, është fuqia juaj!
Ju bëj thirrje vëllazërore, si një prej jush, të votoni masivisht më 25 prill, për t’i dhënë motiv vetes dhe moshatarëve tuaj të mos largohen nga Shqipëria.
Me Lulzim Bashën në krah dhe me mbështetjen e pakursyer të presidentit të Studentëve Demokratë Europianë Carlo Angrisano, bordit të tij, dhe drejtorit të fondacionit Kondrad Adenauer në Shqipëri Tobias Ruttershoff, iu drejtuam studentëve shqiptarë me një lidhje në Zoom, për të përcjellë një mesazh shprese dhe optimizmi për vendin dhe të rinjtë.
Shqipëria na kërkon të jemi këtu, të mos dorëzohemi, të rezistojmë; ta mbrojmë kur e vjedhin, e shtypin dhe e poshtërojnë.
Forca! Edhe 50 ditë!