Kelmend Balili fshihet në Greqi? (FOTO)

Placeholder Image

Ndërsa policia ka nisur një tjetër operacion mëngjesin e sotëm për kapjen e Kelmend Balilit, i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge, vëllai i tij, Bashkim Balili ka thënë se ai nuk ndodhet në Shqipëri. Duke folur mëngjesin e sotëm për News 24, ai ka lënë të kuptohet se Kelmend Balili është në Greqi.

“Zoti Balili nuk ndodhet në Shqipëri, s’ka si të rrijë atje në shtëpi. Ai ka vajtur atje ku filloi problemi, atje ku duhet të jetë. Skam folur asnjë herë me vëllain”, është shprehur Bashkim Balili.

Kjo deklaratë e tij lë të kuptohet se Kelmend Balili ndodhet në shtetin fqinj. Ishte policia greke e cila nisi kërkimet për të, si koka e nje rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. CNN grek e pagëzoi Balilin si “Eskobari i Ballkanit”. Më pas autoritetet greke e shpallën në kërkim ndërkombëtar, si dhe dërguan në Shqipëri dosjen e tij voluminoze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas zyrtarëve grekë, Balili nuk arrestohet në Shqipëri për shkak të lidhjeve të tij me politikanë të nivelit të lartë. Disa herë në mediat greke ka folur edhe avokati i tij mbrojtës, po një shtetas grek, i cili është shprehur se s’ka asnjë provë që fajëson klientin e tij. Deri më tani policia shqiptare ka realizuar 9 operacione të dështuara për kapjen e Kelmend Balilit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?