Këmbimi valutor/ Dobësohet Paundi Britanik. Euro dhe Franga Zvicerane qëndrojnë në të njëjtat vlera

Në tregun valutor vendas, Euro vazhdon të blihet me 123 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank, monedha eurozonës vazhdon të mbetet konstante prej disa ditësh.

Të njëjtën ecuri ka ndjekur dhe Franga Zvicerane e cila vazhdon të ketë të njëjtën vlerë kundrejt lekut në kuotën e 107.5 lekë.

Shënon një rënie prej 0.5 pikë Paundi Britanik i cili sot ka kapur vlerën e 143.2 lekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që valutat e tjera ditën e sotme kanë ndjekur një trend rritës. Dollari Amerikan dhe ai Kanadez ngritur me 0.2 pikë duke kapur përkatësisht kuotën e 109.8 lekë dhe 81.5 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq Dollari Australian është rritur në vlerën e 77 lekëve, duke fituar 0.3 pikë nga dita e djeshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?