Këmbimi valutor/ Dollari fiton pikë kundrejt lekut. Në rënie Euro

Euro ka regjistruar sërish një rënie të lehtë ditën e sotme duke u këmbyer me 122.5 lekë.

Referuar të dhënave të Credins Bank, Dollari Amerikan ka fituar 0.2 pikë këtë të enjte duke kapur nivelin e 110 lekëve.

Ndërkaq Paundi Britanik shënon qëndrueshmëri në tregun valutor, duke ruajtur të njëjtën vlerë prej 138.7 lekë  sikurse dje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe për sa i përket Frangës Zvicerane nuk ka pasur ndryshime në vlerën e saj duke vazhduar të këmbehet me 109 lekë edhe sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dollari Kanadez dhe ai Australian kanë fituar pikë duke u kuotuar përkatësisht në nivelin e 81.3 lekëve dhe 76.2 lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?