Këmbimi valutor. Dollari vijon të forcohet, çfarë po ndodh me euron

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht teksa është blerë këtë të hënë me 115.4 lekë dhe është shitur me 116.4 lekë krahasuar me javën e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq është dobësuar gjatë fundjavës, teksa në raport me javën e shkruar blihet këtë filli jave me 116.7 lekë dhe shitet me 117.4 lekë, duke pësuar një rritje të lehtë me 0.9 lekë nga dita e djeshme.

Edhe Paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 136.6 lekë dhe shitet me 138 lekë.

Franga zvicerane ka vijuar forcimin e vlerës pasi në raport me javën e shkuar është blerë sot me 117.6 lekë dhe është shitur me 118.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

SHKARKO APP