Këmbimi valutor/ Euro dhe Paundi shfaqin qëndrueshmëri, zhvlerësohet Dollari Amerikan

Monedha e Eurozonës e ka mbyllur javën në vlerën e saj më minimale 122 lekë duke e frenuar rënien e saj në këto kuota.

Edhe Paundi Britanik, sipas të dhënave të Credins Bank, ka mbetur në nivele të njëjta duke u kuotuar sot në vlerën e 137.8 lekëve.

Ndërkaq Dollari Amerikan ka regjistruar rënie të vlerës së tij me 0.5 pikë duke u këmbyer sot me 108.8 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Franga Zvicerane e mbyll javën në rritje duke kapur sot vlerën e 108.5 lekëve.
Për sa i përket Dollarit Kanadez dhe atij Australian këmbehen sot përkatësisht me 80.7 lekë dhe 74.8 lekë, duke shënuar që të dyja një dobësim të lehtë kundrejt lekut. /scan

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?