Këmbimi valutor / Euro ndalon rënien. Leku zhvlerëson Paundin, por humb pikë kundrejt Dollarit

Monedha e Eurozonës ka regjistruar më në fund një vlerë të qëndrueshme ditën e sotme duke vazhduar të këmbehet me 122 lekë.

Ndërsa kemi një dobësim të ndjeshëm të Paundit Britanik i cili ka rënë me plot 0.7 pikë duke zbritur në vlerën e 137.8 lekëve.

Ndërkaq Dollari Amerikan dhe Franga Zvicerane kanë fituar pikë kundrejt Lekut duke u këmbyer sot përkatësisht me 109.3 lekë dhe 108.2 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sa i përket Dollarit Kanadez është shënuar një rënie me 0.4 pikë duke u këmbyer sot me 81 lekë. Qëndrueshmëri ka shfaqur Dollari Australian i cili edhe sot këmbehet me 75 lekë. /Scan

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?