Këmbimi valutor/ Forcohet dollari amerikan – Bie sterlina, Euro fiksohet në 126 lekë

Java ka nisur me luhatje për valutat kryesore ndërkombëtare, përveç monedhës europiane. Euro në tregun vendas të këmbimit valutor vijon të mbetet e fiksuar në kuotën e 126 lekëve.

Nga ana tjetër, dollari amerikan është forcuar lehtë ndaj monedhës vendase. Valuta amerikane u rrit me 0.4 lekë për njësi, për të kapur kursin e 108.7 lekëve në blerje.

Ndërkohë, sterlina e ka nisur javën në rënie, e cila ka është dobësuar lehtë me 0.2 pikë ndaj lekut nga dita e premte. Sterlina këmbehet sot për 141.3 lekë në blerje dhe 142 lekë në shitje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i takon valutave të tjera, dollari kanadez ka fituar terren ndaj lekut duke u forcuar me plot 1.5 lekë për njësi. Tashmë monedha kanadeze këmbehet për 84.5 lekë në blerje dhe 85.5 lekë në shitje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, rritje të lehtë nga dita e premte kanë regjistruar edhe dollari australian dhe franga zvicerane, të cilat kanë arritur respektivisht kuotën e 78.2 dhe 110.5 lekëve në blerje. /SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?