Këmbimi valutor/ Monedhat e huaja nuk ndalin rënien nga dita e mërkurë

Në tregun valutor vendas euro vazhdon në rënie. Blihet sot me 125.70 lekë dhe shitet me 126.40 lekë. Dollari amerikan ka vijuar në rënie të thellë nga dita e djeshme, siç edhe parashikohej.

Nga 108.80 lekë dollari amerikan blihet sot 107.20 lekë, dhe shitet me 108 lekë. Parashikohet rënie e mëtejshme, në 106.70 lekë.

Paundi britanik blihet me 143 lekë dhe shitet me 144 lekë. Edhe pse euro ka shënuar rënie kundrejt monedhës vendase lekë, paundi britanik do të ketë reagime pozitive drejt niveleve më të larta, 146 lekë. /scan

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?