Këmbimi valutor/ Paundi zhvlerëson ndjeshëm Lekun – Rritet edhe Dollari, nuk ka luhatje për Euron

Tregu i këmbimit valutor vendas është hapur ditën e hënë me një forcim të paundit britanik. Nga të dhënat e siguruara nga “Credins Bank”, valuta ka zhvlerësuar ndjeshëm lekun me plot 0.8 pikë dhe këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 145.6 lekë në blerje dhe 146.3 lekë në shitje.

Ndërsa, java nuk ka nisur mirë për valutën amerikan e cila ka humbur 0.5 pikë kundrejt monedhës kombëtare, duke zbritur në kuotën e 109.8 lekëve.

Nga ana tjetër, euro nuk ka regjistruar luhatje gjatë ditës së sotme dhe vijon të mbetet në të njëjtat nivele të një jave më parë, e fiksuar në kuotën e 124.5 lekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i takon valutave të tjera ndërkombëtare, dollari australian ka rifituar 0.4 pikë kundrejt lekut dhe këmbehet për 78 lekë në blerje dhe 79 lekë në shitje. Të njëjtin trend rritës ka ndjekur edhe franga zvicerane, e cila ka zhvlerësuar monedhën vendase me 0.3 njësi për lekë, për t’u ngjitur në nivelin e 109.5 lekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa, është ulur minimalisht me 0.1 pikë dollari kanadez, i cili këmbehet të hënën për 82.3 lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?