Këmbimi valutor/ Rënie drastike për Dollarin dhe Paundin. Euro në vlera të qëndrueshme

Monedha e Eurozonës shfaqet e qëndrueshme duke u këmbyer edhe sot me 121.7 lekë, referuar të dhënave ntë Credins Bank.

Ndërkaq Dollari Amerikan ka regjistruar një rënie drastike duke humbur plot 0.9 pikë dhe kapur vlerën e 137.3 lekëve.

Edhe Paundi Britanik është dobësuar në mënyrë të ndjeshme këtë të Martë duke zbritur në nivelin e 136 lekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Franga Zvicerane këmbehet sot me 108.3 lekë duke humbur 0.2 pikë nga dita e djeshme. Ndërsa Dollari Kanadez dhe ai Australian kanë rënë në nivelin e përkatësisht 80.8 lekëve dhe 74.5 lekëve dukë shënuar dhe ata zbritje të vlerave të tyre kundrejt monedhës vendase. /scan

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?