”Kemi çmimin e naftës më të lartë në rajon”, Teliti: 60 % monopol qeveritar dhe 40% oligopol ”i licensuar”

Këshilltari për çështje Ekonomike në PD, Dorjan Teliti ka ngritur shqetësimin për rritjen e çmimit të naftës. Ai thekson se çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në rajon duke sqaruar se 60% e çmimit të naftës janë taksat e ‘çmendura’ dhe tarifa shtetërore. Ndërsa pjesa tjetër prej 40 % e çmimit vendoset nga bursa dhe tregu i brendshëm oligopol i kontrolluar nga pak kompani.

Reagimi i plotë

Aktualisht: 60% e çmimit të naftës janë taksat e cmendura dhe tarifa shtetërore. Pjesa tjetër prej 40% e cmimit vendoset nga bursa dhe tregu i brendshëm oligopol i kontrolluar nga pak kompani.

Swiss Digital Desktop Reklama

E thënë ndryshe, pjesën më të madhe nga cmimi i naftës e merr arka e shtetit, pjesën tjetër oligopoli i “licencuar” po nga vetë shteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rezultati final dihet: cmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në rajon.

Ky nuk është një treg i lirë, por një sistem i ndërtuar qëllimisht për të zhvatur sa më shumë para nga xhepi i qytetarit.

A do paguajmë edhe për shumë kohë për këtë model që vret ekonominë dhe varfëron shqiptarët?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?