“Kemi nxjerrë mësime“, Aldo Bumçi: PS nuk ka lidhje me pronat, ja si do e zgjidhim ne këtë çështje
Kandidati i PD për deputet në Tiranë, Aldo Bumçi ka folur për çështjen e pronave në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24.
Ai thotë se PS dhe qeveria aktuale s’kanë asnjë lidhje me pronat, teksa premton se PD do e zgjidhë këtë çështje pasi ka përvojë dhe ka nxjerrë mësime.
Sipas Bumçit, pronarët nuk do të bëhen më ‘kurban’, por do u jepet tokë, qoftë dhe nëse nuk është ajo që kanë trashëguar, pasi ka toka të lira në Shqipëri dhe do u jepet në formën e ofertës.
‘’Ultësira Perëndimore po është zbatuar 7 501. E marrëveshje në fshat, s’ka kundërshti. Përjashtova Ultësirën Perëndimore. Ata kanë ardhur që në vitin 1991. Kanë ardhur kur PD humbi zgjedhjet. Ne nuk ishim qeveri.
Do e zgjidhim. Kemi përvojë të madhe me këtë çështje. PS nuk ka lidhje me pronën, e ka treguar dhe me ligjet, që ju u habitët si ka mundësi që ekzistojnë.
Kemi nxjerrë mësimet, pronarët nuk do të jenë ai kurbani, sakrifica në themelet e një Shqipërie të re demokratike, nuk do jetë kalaja e Rozafës.
Ky vend do i japë këtë, me program të ri. Ka zgjidhje, sepse tokë, ka tokë të lirë, është dhënë për investime në bujqësi personave që s’janë pronarë të asaj toke, prona të lira për projekte të ndryshme. Këto janë prona, nuk janë dhënë në kohën tonë, disa nuk zgjidhen nga pronarët, ka prona të lira, do jenë ofertë ndaj pronarëve.”- tha Bumçi.